Çfarë thotë Luis Enrique për Messin?

E publikuar: 25/01/2017 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique është shprehur së fundmi se lojtari i tij kryesor po i nënshtrohet një procesi evolucioni dhe kjo e ka bërë një “futbollist total”.

Strategu i katalanasvve mendon se argjentinasi është kthyer nga sulmues qendre në organizator golashënues, gjë që e bën atë një futbollistë unik.

“Evolucioni i Leos në futboll as që diskutohet. Për disa vite e kemi parë si golashënues dhe evolucioni i tij është ai i një futbollisti total. Ai ka aftësinë për të bërë gjithçka në sulm dhe në mbrojtje. Ai është prototipi i lojtarit në gjendje për të luajtur me një apo dy takime, por edhe pa topin, me atë cilësi teknike që ka. Ai është një lojtar unik”, tha Enrique, shkruan Albeu./ss/