Trendi i fundit, ai i meshkujve me mjekër të madhe është në përhapje e sipër. Ajo simbolizon burrërinë e ka një lidhje të modernes me kohët e lashta, ku meshkujt e fortë identifikoheshin me pamje mjekroshi.
Por sa kjo pamje i pëlqen gjinisë së kundërt dhe sa i tërheq ato, pasi që fundja pamja e një burri u dedikohet femrave.
Sipas një sondazhi të kryer në Britaninë e Madhe nga agjencia e statistikave Censuswide, grave s’u pëlqejnë aspak burrat me mjekër për shkak se ata cilësohen si më gënjeshtarë dhe më të pabesë, transmeton Klan Kosova.
Kurse meshkujt me mjekër që u morën në pyetje, 47% e tyre thanë se e kanë tradhtuar partneren një herë në jetën e tyre.
Mirëpo ka edhe një anë tjetër negative nga ta. Ata janë edhe hajdutë. Rreth 40% e atyre që janë marrë në pyetje e kanë pranuar se kanë vjedhur të paktën një herë në të shkuarën.
E femrat gjatë këtij studimi, u përgjigjën se do ta zgjidhnin një burrë pa mjekër, të jetë i parfymosur dhe i pashëm.