Pas fitores së Gjermanisë kundër Argjentinës në Kampionatin Botëror Brazili 2014, kancelarja gjermane, Angela Merkel, kishte vizituar zhveshtorën e lojtarëve gjermanë për t’i uruar djelmoshat për ndeshjen dhe fitoren.
Në mesin e këtyre djelmoshave ishte edhe një shqiptar – Shkodran Mustafi nga Gostivari.
Mustafi pas kampionatit, në një intervistë ekskluzive në Info Magazine të Klan Kosovës kishte treguar çfarë u kishte thënë Merkel kur i vizitoi në zhveshtore.
“Ajo nuk foli vetëm me mua, por me të gjithë skuadrën. Ishte shumë e kënaqur për fitoren, por e kënaqte edhe fakti se si u prezantuam në Brazil. Ne kaluam pa asnjë ekses dhe gjithçka shkoi mirë. Për këtë kancelarja Merkel ishte gëzuar më shumë”, tregon Mustafi për Info Magazine të Klan Kosovës.
Kjo është intervista e plotë e Shkodran Mustafit në Info Magazine të Klan Kosovës me 29.07.2014.