Në këtë artikull do të njiheni me ushqimet dhe pijet që nuk duhet t’i konsumoni nëse doni që vagina juaj të mos mbajë erë të rëndë. Por, do ju prezantojmë edhe me gjërat që e zbusin aromën e pjesëve intime.
Shpargujt dhe hudhrat bëjnë që të mbani erë poshtë
Çdo vaginë ka aromën e saj të veçantë që nuk ngjan me atë të trëndafilit, por ka ushqime që e përforcojnë shumë këtë aromë. Shpargujt dhe hudhrat ndryshojnë erën e djersës suaj dhe duke qenë se keni shumë gjëndra djerse në pjesën e poshtme, mund të ndryshojë edhe erën e organit riprodhues.
Edhe mishi i kuq nuk është i mirë
Të hash mish të kuq bën që të djersini më shumë dhe ndikon edhe në aromën e “saj”. “Mund të mbani erë më të keqe 2 orë pasi keni ngrënë mish”, thotë eksperti E. Adam Kallel për “Huffington Post”. Mishi i kuq prish edhe nivelin e pH-së së vaginës, që ndikon negativisht në aromë.
Lëngu i ananasit mund t’i japë një erë më të mirë
Ky frut tropikal ëmbëlson aromën e vaginës. Ananasi ka shumë sheqer dhe kjo është arsyeja që ndikon edhe në aromën e pjesëve intime. Nuk ka studime të thelluara për këtë çështje, kështu që provojeni vetë.
Uji zbut aromën e keqe
Të pish shumë ujë i bën mirë organizmit: lëkurës, veshkës, madje edhe vaginës. Vagina është një sipërfaqe mukoze, pak a shumë si goja, kështu që duhet mbajtur e hidratuar njësoj. Nëse pini shumë ujë, vagina do të ketë erën e saj normale. Nëse keni ngrënë një nga ushqimet e këqia për aromën që përmendëm më sipër, mund ta korrigjoni gabimin duke pirë ujë.
TEMAT:USHQIMIERA E FORTESHNETA