Çfarë të mos bëni pasi të hani darkë

E publikuar: 07/09/2015 15:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ju duhet ta dini se të hani vonë nuk është e shëndetshme. Që darka të mos ju bëj dëm mos i bëni këto gjëra :

  • Mos pini duhan; eksperimente të shumta tregojnë që pirja e duhanit pas vaktit ushqimor ka të njëjtën vlerë sikur të kishit pirë 10 cigare . (Shanset për kancer normalisht janë shumë të larta.)
  • Mos hani fruta menjëherë; konsumimi i frutave menjëherë pas vaktit ushqimor do t’ju krijojë ndjesinë sikur stomaku juaj është i mbushur me ajër. Prandaj, hani frutat 1-2 orë pas darkës, ose një orë para vaktit ushqimor.
  • Mos pini çaj pas ushqimit sepse ju dhuron një sasi të lartë acidi. Kjo substancë do të bëjë që proteinat që tashme keni në stomak t’a kenë shumë të vështirë për t’u tretur.
  • Mos zgjeroni rripin; zgjerimi i rripit pas vaktit ushqimor do t’ju shkaktojë bllokim.
  • Mos bëni dush; bërja dush menjëherë pasi keni ngrënë diçka do të rrisë qarkullimin e gjakut në duar, këmbë dhe trup, kështu sasia që nevojitet afër stomakut gjatë tretjes së ushqimit do të mungojë.
  • Mos ecni rreth e rrotull; njerëzit thonë që pas vaktit ushqimor të ecni 100 hapa do të jetoni 99 vite. Në fakt, kjo nuk është aspak e vërtetë. Ecja do të bëjë që aparati ynë tretës të mos jetë i aftë të djegë gjithë sasinë ushqimore që kemi marrë.
  • Mos flini menjëherë. Ushqimi që konsumojmë nuk do të ketë mundësi të përpunohet nga organizmi. Kjo gjë do të shkaktojë gastrit në stomak.