Çfarë po ndodh?! Will Smith heq nga Facebook Kosovën

E publikuar: 26/05/2018 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Will Smith, Nicky Jam dhe Era kanë sjellë “Live it Up” një këngë mjaft ritmike që do të shoqërojë Botërorin. Këngëtari, njëherësh aktori i njohur, Will Smith, në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook ka shpërndarë videon e këngës, por bie në sy se ka bërë disa editime në këtë postim. 

Teksa ka përmendur Era Istrefin, fillimisht ai ka vendosur flamurin e Kosovës. Por në editimin e postimit, Will Smith ka ndryshuar flamurin, duke vendosur më tej atë të Shqipërisë. 

Nuk dihet se nga se është ndikuar Will Smith në këtë ndryshim, duke hequr Kosovën nga Facebook i tij, dhe duke e ndryshuar me Shqipërinë. 

Era Istrefi, është me origjinë nga Kosova, një këngëtare që ka marrë famë ndërkombëtare, veçanërisht me hitin “Bonbon” dhe bashkëpunimin me French Montana. /Gazeta Express