Çfarë po ndodh? Akuzohet edhe Naomi Campbell

E publikuar: 27/09/2024 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naomi Campbell për 5 vjet nuk do të jetë më si anëtare e një organizate bamirësie. Ky vendim ka ardhur pasi supermodeles i janë zbuluar probleme të keqmenaxhimit të fondeve.

Modelja 54-vjeçare themeloi “Fashion For Relief” në vitin 2005, por një hetim zbuloi se vetëm një sasi e vogël e parave shkonin për kauzat.

Fashion For Relief u shpërbë dhe u fshi nga regjistri i organizatave të bamirësisë këtë vit.

Keqmenaxhimi përfshinte përdorimin e fondeve për të paguar qëndrimin e Campbell në hotele me 5 yje në Kanë, Francë, si dhe trajtime në qendrat estetike, shërbim në dhomë dhe cigare.