Çfarë po kurdis sërish Noizy?

E publikuar: 08/03/2015 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Reperi Noizy aktualisht ka përfunduar xhirimet e klipit ‘Gangsta Love’ me Çiljetën. Këtij projekti i parapriu një fotografi mjaft e nxehtë mes dyshesh.

Por akoma pa dalë kjo këngë mësohet se Noizy ka filluar të punojë për diçka të re.

Ai publikoi një fotografi me producentin dhe këngëtarin Elgit Doda.

Kurse para pak orësh Noizy ka postuar një foto me producentin nga Kosova, Chipsi.

Çfarë po kurdis Noizy?! A është thjesht shoqëri me kolegë apo ka në mendje ndonjë projekt të ri interesant?

Për momentin, kjo nuk dihet…