Një adoleshent pretendon se ka bërë 20 vezë gjatë dy viteve të fundit në një mister që edhe mjekët i ka lënë, së paku deri më tani, të habitur.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Akmal, 14 vjeç, i cili pretendon të ketë bërë rregullisht vezë që nga viti 2016.
Siç thuhet më tej, ai është hospitalizuar në mënyrë të përsëritur për shkak të sëmundjes së tij të dyshuar.
Mjekët kanë mbetur duke kruar kokat e tyre nga ky pretendim e tij dhe kanë thënë se është e pamundur që vezët të formohen brenda njerëzve.
Akmal, nga Gowa, Indonezia, madje ka bërë një incizim me rreze x dhe mjekët thuhet se gjetën një vezë brenda “trupit” të tij.
Mjekët tani e kanë karantinuar djalin për një javë për ta studiuar atë në spitalin Syekh Yusuf në Gowa.
Zyrtarët e spitalit tani presin për të parë nëse ata kanë një mrekulli mjekësore në duart e tyre – ose vetëm një djalosh shumë i çuditshëm me një obsesion të vezëve. /Telegrafi/