Në momentin kur telefoni juaj iPhone bie në ujë, besojmë se reagimi i parë është disa të bërtitura, panikë dhe ndoshta disa fjalë të pista. Por, një përdorues i iPhone SE, tregon se nuk keni pse shqetësoheni në rast se ndodheni në një situatë të tillë.
Në videon e “GizmoSlip”, shihet një eksperiment shumë i çudtishëm, kur një person pasi ka ngrirë telefonin e tij iPhone, e hedh më pas nga pika më e lart e një pallati.
Fillimisht, ai e fik telefonin e tij dhe e fut në një enë me ujë. Enën pastaj e lë në temperaturë të ulët për ta ngrirë. Një ditë më pas gjithçka është gati, pasi ka një iPhone të ngrirë!.
Pasi e hedh nga pika më e lart e një pallati, ai provon nëse iPhone SE punon dhe telefoni vërtet ndizet. Të paktën në video duket se ekrani është ndezur, disa prej aplikacioneve punojnë si dhe ka shërbim interneti.
/ Top Channel