Kryesore

Çfarë lejohet dhe nuk lejohet pas liberalizimit

02.05.2016 10:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çfarë lejohet dhe nuk lejohet pas liberalizimit

Shumë qytetarë të Kosovës, janë në ethe të pritjes së marrjes së rekomandimit për datën se kur ata do të kenë mundësi të lëvizin të lirë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Por edhe lëvizja e lirë ka rregullat e veta.

Por cilat do të jenë rregullat mbi lëvizjen e lirë në vendete zonës Schengen, pasi kosovarëve t’u liberalizohen vizat, vendim që ka mundësi të hyjë në fuqi në fund të muajit qershor.

Të pyetur nga lajmi.net, zyrtarë nga Ministria e Integrimeve Evropiane, kanë sqaruar se megjithatë edhe lëvizja e lirë ka rregullat që secili qytetar duhet t’i përmbahet.

Kështu, me liberalizim të vizave, mund të udhëtohet pa vizë në shtetet e zonës Schengen, por nuk mund të qëndrohet më gjatë se 90 ditë ( çdo gjashtë muaj).

Me liberalizim, udhëtimin pa vizë mund ta bëjë çdo qytetar shtetas i Republikës së Kosovës, që posedon pasaportë biometrike, raporton lajmi.net.

Por pas liberalizimit të vizave edhe qytetarët të cilët nuk kanë pasaportë biometrike, por kanë vizë valide Schengen, mund ta shfrytëzojnë atë për aq kohë sa kanë validitet.

Kjo do të thotë se pas liberalizimit, të gjithë ata që kanë vizë Schengen valide, nuk ka nevojë të vrapojnë për të marrë pasaportë biometrike, raporton lajmi.net.

Por pas liberalizimit, për çdo vizitë që behët në zonën Schengen, qytetarët e Kosovës gjatë udhëtimit, duhet të kenë me vete dokumente që dëshmojnë gjendjen e mjaftueshme financiare (dëshmi se kanë mjete të mjaftueshme për të mbuluar qëndrimin në shtetin përkatës), vendin ku do të qëndroni, arsyet e vizitës dhe sigurim shëndetësor.

Liberalizimi i vizave në asnjë rast nuk mundëson punësim apo ndonjë veprimtari ekonomike në shtetet e zonës Schengen.

Për të studiuar në një nga shtetet e Schengenit, atëherë duhet leje e qëndrimit në shtetit përkatës që mundëson qëndrimin më të gjatë se 90 ditë, brenda gjashtë muajve, raporton lajmi.net.

Qytetarët kosovarë do te jenë në mbikëqyrje të rreptë nga autoritetet kufitare dhe të emigracionit.

Policia kufitare e shtetit të zonës Schengen, ka të drejtë t’i mohojë hyrjen çdo qytetari në rast të dyshimit se mund ta keqpërdorë liberalizimin e vizave.

Në rast të shkeljes eventuale dhe abuzimit me liberalizim, pasojat për individ përfshijnë:

Shqiptim të gjobës me të holla, shënim zyrtar në dosje, ndalim të hyrjes në zonën Schengen në të ardhmen për pesë vjet.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje