Driton Tali
Për që Kosova, në këtë marrëveshjen e fundit për “Zajdenicën”, e ka bërë edhe një komproimis të dhimbshëm (në vazhdën e kompromiseve të dhimbshme që i bëri deri më tani, siç do të thoshte z Lutfi Haziri “për të mirën e vendit”) ate e kam kuptuar dhe besojë se të gjithë tashti e kemi kuptuar, sepse ka qe disa ditë pa rreshtur “intelektualët” dhe “analistët” e Qeverisë që na shpjegojnë.
Ata me durim të madh dhe pedantëri këto ditë po na shpjegojnë (neve “të paditurëve”) se “ kur futesh në negociata je i detyruar me ba kompromise! Duhet lëshuar pe, diçka duhet dhënë – humbur”.
Ama, këta “intelektualë” dhe “analistë”, ende nuk na shpjeguan se çka Serbia konkretishtë lëshoi pe ndaj Kosovës. Cili është kompromisi që bëri Serbia?
A mos e njohu Kosovën?! Apo, mbase kërkoi falje për gjenocidin e bërë në Kosovë me 1999 dhe krimet tjera më herët? Ose, e caktoi vlerën për pagimin e dëmëve që ia shkaktoi qytetarëve të Kosovës dhe i bëri publike të gjitha varresat kolektive ku i vorrosi civilët e vrarë kosovarë? Apo…?!
Këtë ende nuk na shpjeguan deeri më tani këta “intelektualët” dhe “analistët” e Qeverisë. Mbase. ata nuk e kanë zorin e Serbisë dhe nuk ju intereson se çka bënë (kompromise) Serbia?!
Madje, kanë filluar edhe të na shpjegojnë të ardhmen e “Zajdenicës”, duke na tërhequr vërejtjen se si duhet të sillemi ndaj saj. Duke na këshilluar se “nëse nuk gjejmë mënyrë për t’i integruar, ata (d.m.th., serbët) mund ta shndërrojnë këtë Asociacion në mekanizëm ç’integrues të shtetësisë sonë. Nëse, në anën tjetër, gjejmë formulë të bashkëpunimit dhe integrimit, rëndësia e tij (d.m.th., “Zejednicës”) do të zvogëlohet”.
Interesantë këta analistë këto llafe i thonin edhe para disa vite “ se duhet bërë Kosovën atraktive për serbët” por si konkrektishtë nuk i tregonin shefit të tyre z Thaçi as atëhere e as tashti s’po i tregojnë. E kanë lënë “vjerrt njerin”. Veç po ja tërhejkin vërejtjen se “duhet të gjejmë mënyrë për t’i integruar serbët”, të cilët tashti më janë të “diskriminuar pozitivishtë” në secilën fushë të jetës. Ama bash secilën! S’ka minoritet tjeter në botë që me ligj I garantohen më shumë të drejta se sërbëve të Kosovës. Por këto sipas “intelektualëve” dhe “analistëve” të Qeverisë nuk po mjfatojnë, duhet edhe më shumë dëshira sërbëve t’ju plotësohen.
Mbase dikurna do të na thonë edhe “hajde të bashkohemi me Serbinë sepse ajo po integrohet ne UE dhe ne do ta kemi jetëm më të mire si pjesë e Serbisë se sa të mbesim vet të izoluar”. Dhe për të qenë sa më bindës në fund do ta përdorin këtë fjalinë tashmë famose “ashtu po kërkojnë miqtë e tanë ndërkombëtar”!
Jo, jo mos u habitni nëse e dëgjoni edhe këtë broçkull prej këtyre matrapazëve të Qeverisë. Këta veç tashti janë duke e thënë këtë në një mënyrë, me këtë broçkullën “Zajednicën na imponuan miqtë e tanë ndërkombëtarë”! Thuajse, Aleatët tanë nuk kanë mundur të na impononin “Zajdenicën” me 1999, (sepse frikoheshin nga komandantat, pe merr vesh Ti) por atyre ju është dashtur të presin deri me 2015 për të na imponuar! Shih ti?!
E shihni se si pa fije turpi fajin për “Zajednicën” ja mveshin SHBA’së, Brtianisë, Gjermanisë dhe aleatëve tanë tjerë.
Pesë pare këta “intelektualë” dhe “analistë” nuk i japin nëse kjo me kohë do të keqpërdorët (ashtu siç edhe po keqpërdorët) nga ekstremistët fetar duke e paraqitur “SHBA’në si armikun më të madh të kombit shqiptarë”.
Për interesa të tyre këta matrapazë janë në gjendje me hasmëruar popullatën me SHBA’në hiç pa u s’kuqur!