Çfarë i thanë amerikanët Vucicit për Kosovën

05.06.2015 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Çfarë i thanë amerikanët Vucicit për Kosovën

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka vizituar Washingtonin. Ai ka biseduar me zyrtarë të State Departamentit edhe për raportet me Kosovën dhe Shqipërinë. Sipas Vucic, SHBA’të do ta mbështesin rrugën europiane të Serbisë vetëm nëse ka përparime në dialog me palën kosovare. Vucic ka thënë se Amerika nuk i ka bërë presion për njohjen e pavarësisë edhe pse ky vend, sipas tij, dëshiron që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete.

Vucic ka pasur takime të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit. Ai nuk ka takuar Sekretarin Kerry, me gjasë për shkak të lëndimit të këmbës të diplomatit amerikan, ndërkohë që është pritur nga Victoria Nuland. Vucic ka shkuar atje me ftesë të Zëvendëspresidentit Biden, por as atë nuk e ka takuar për shkak të vdekjes së djalit të Biden.

Vucic ka takuar edhe Kongresmenin Eliot Engel, me të cilën ka folur për Kosovë. Ja si i ka përshkruar bisedat në Washington për Kosovën në një intervstë për Zërin e Amerikës, shkruan Express

A ka pasur presion që të njihet Kosova ?

“Kam biseduar me senatorët me njerëzit në Kongres , por nuk pasur presione. Ato janë biseda… natyrisht Amerika e ka njohur Kosovën dhe duan që sa më shumë vende ta njohin Kosovën. Këtë e thash edhe sot në Johns Hopkins edhe me senatorin Engel të cilit i kamë thënë se ne e kuptojmë qëndrimin tuaj, por qëndrimi jonë është i ndryshëm. Ata e respetokjnë dialogun që e kemi me Prishtinën duan përparime në këtë dialog, duan marrëdhënie të mira ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Për ta marrëdhëniet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve janë boshti i raporteve të ardhshme në Ballkan, e respektojnë faktin që kemi shkuar në Tiranë , që e kemi pranuar Edi Ramën , vecmas pas asaj situate të rëndë në stadium dhe këto janë cështje për të cilat Beogradi merr kredit në SHBA.unë atyre ua kam thënë një gjë dhe mendoj se ata janë dakord me mua…se marrëdhënia ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i serbëve dhe shqiptarëve nuk do të jetë problemi më i rëndë dhe më i madh në Ballkan dhe assesi vatër e një konflikti të madh. Mendoj se edhe nikoqirët tanë amerikanë mendojnë njësoj rreth kësaj..” ka thënë Vucic, transmeton Express

Vucic është pyetur edhe rreth ndihmës që SHBA mund t’ia japë Serbisë në rrugën evropiane. Ai sërish e ka përmendur si kusht dialogun me Kosovën.

“Ne kemi përkrahjen e madhe të SHBA’ve pavarësisht kushtëzimeve . ne do të provojmë që deri më 23 -24 qershor të shohim se cka mund të bëjmë , që të arrijmë edhe ndonjë rezultat me shqiptarët nga Kosova dhe Metohija. Amerika këtë do ta mbështeste pra që të ketë sa më shumë municion që këtë ta kërkojnë nga partnerët tanë europianë..” ka thënë ai.

Vucic ka thënë në Washington se Serbia “do të bëjë punën e saj” për të sjellë drejtësi për vrasjen e vëllezërve shqiptar Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi, rast ky që është pengesë në marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe SHBA-ve, përderisa Serbia po mundohet të bëjë integrim më të madh drejt Perëndimit.

“Ne do ta adresojmë këtë çështje, jo sepse është një problem i madh bilateral në mes nesh dhe SHBA-ve, por sepse ajo do të ishte zgjidhja e vetme”, ka thënë Vuçiq në Washington. Gazeta Express.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së