Çfarë i fshehin femrat meshkujve?

E publikuar: 24/05/2015 01:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

1. Ka pasur përvoja më të mira seksuale
Nëse partnerja juaj ka pasur ndonjë te dashur më të mirë, me siguri nuk do t’jua zbulojë. Shumica e femrave frikësohen që do të gjykohen për shkak të dëshirave të tyre seksuale, dëshirave për të eksperimentuar apo diçka krejtësisht tjetër, mirëpo disa femra thjesht nuk dëshirojnë t’ia zbulojnë këtë partnerit aktual, sepse mashkulli vazhdimisht do ta pyesë – a jam i dashur i mirë, a mund të jetë më i mirë se ish i dashuri? E këto pyetje femrat i irritojnë shumë.

2. Biseda femërore
Sado që të jenë të hapura në komunikim me partnerin e tyre, femrat megjithatë disa gjëra do t’i ndajnë vetëm me miket e tyre. Disa femra kanë zbuluar që kurrë me partnerin e tyre nuk do të ndanin sekretet të cilat ua kanë treguar miket.

3. Si arrijnë të jenë aq të bukura?

Mbase pyetja tingëllon çuditshëm, mirëpo shumica e femrave nuk do t’ua zbulojnë partnerëve të vet se cilat rituale i praktikojnë në mënyrë që të duken ashtu të bukura. Ato dëshirojnë t’i mbulojnë rrudhat e veta në fytyrë apo të metat e tjera dhe nuk do të zbulojnë se në cilën mënyrë u shkon kjo gjë për dore kjo gjë.

4. Ndjenjat ndaj ish të dashurit

Nëse e pyetni partneren tuaj se a i ka zgjidhur të gjitha gjërat me ish të dashurin, do t’ju thotë po. Edhe pse mbase në vetvete ushqen akoma disa ndjenja, nuk do t’jua zbulojë në mënyrë që të mos e lëndojë parterin aktual. Gjatë hulumtimit disa femra kanë zbuluar se si megjithatë partnerit aktual u kanë treguar se si ish i dashuri ka qenë “me i mirë” në mënyrë që partneri aktual të dijë që të angazhohet më shumë.

5. Qëndrimet ndaj motrës, nënës, babait të tij…

Shumica e femrave kanë zbuluar që me këto tema duhet të jenë shumë të kujdesshme, pa marrë parasysh se çfarë qëndrimi kanë pasur apo kanë ndaj ndonjë anëtari të familjes së tij. Shkaku i kësaj është që nuk dëshirojnë që ai të detyrohet të zgjedhë midis atyre dhe asaj.