Një qytetar në Kaliforni festoi ditëlindjen e 35-të, në mënyrën më të mirë të mundshme.
Heston Hjuz nga Los Anxhelos kishte blerë një tiketë të lotarisë prej dhjetë dollarësh.
Më vonë doli se kishte fituar 750 mijë dollarë. I pyetur se çfarë do të bën me paratë, ai tha se nuk ka planifikuar asgjë të madhe.
“Ndoshta do të investoj në bitcoin, por unë jam i sigurt se do të ha sushi, pasi e pëlqej”, tha fituesi me fat.