Islam Krasniqi – Arsim Haziri
Sistemi i Drejtësisë në Kosovë aktualisht përbën një pasqyrë të qartë njëkohësisht edhe të keqe për shtetin i cili rrjedhimisht kontrollohet nga politika apo njerëzit klanor në politikë. Kur i shohim gjykimet e individëve nga klasa politike, së një gjyqtar e dënon kryesin e veprës penale, pas ankimimit lënda kalon te gjyqtari tjetër, i cili e hudhë poshtë vendimin e shkallës së parë, duke mos dashur ti shoh faktet dhe provat të cilat janë sa bjeshka dhe kjo e tregon së ҫfarë masakre po i bëhet drejtësisë në vend.
Sistemi i drejtësisë në Kosovë vazhdon të jetë ende i ndikuar nga politika dhe korrupsioni, sepse partitë politike i kanë emëruar anëtarët e tyre nepër postet e prokurorëve, gjyqtarëve dhe duhet domosdoshmërisht të shërbejnë për ata. Ndërsa tash na mbetet të shpresojmë që me Kryeprokurorin e shtetit z. Lumezi do të mund të përmirsohet edhe imazhi drejtësisë Kosovare, sepse politika aq shumë i ka shtrirë rrenjët në drejtësi sa që individët nga kafitërit i prejnë vetë vendimet, i ngrisin aktakuzat, lëshjonë urdhëra për dënime për ata që u’a pëngojnë rrugën.
Drejtësia kosovare deri më tani është në një mjerim të përgjithshëm duke mos qenë edhe as minimalisht brenda kompetencave dhe funksionit të saj, ku gjyqtarët vazhdimisht bëjn masakër në drejtësi,dhe vendimet që i marrin ndaj të varfërve është për tu habitur, ku një fshatar për demtimin e pyllit, i cili ka prerë dy metra dru për ngrohje, e denojnë deri në dy vite burg, gjersa zyrtarët e lartë dëmtojnë buxhetin e Kosovës deri në 60 milion euro ,dhe i dënojnë me gjasht muaj me kushtë, pa i larguar nga puna.Kjo dukshëm edhe tregon se ҫfarë niveli funksionon rendësia institucionale dhe deri në ҫfarë mase ne jemu duke u dhunuar nga kjo garniture që për realizimin e agjendave të tyrë vëjnë ne funksion mjete të ndryshme pavarësisht se bien në disproporcion me atë ҫfarë konsiderohet normale dhe e frytshme për qytetarinë.
Mjafton të vëjmë në spikam një deklaratë të Avokatit të Popullit ku tregon ndër të tjera së në Kosovë drejtësia është aq e brisht sa këtë e ka shndrruar në kulturë të përditshme, dhe njëherit potencon mjaftë ngjeshur se pa një vullnet të mirë politik dhe gadishmëri institucionale një gjë e tillë nuk do të ndodhë kurrë” gjithashtu vë në dukje se me çfarë presioni përballen gjyqtarët.Këtë mund të dëshmoj- tregoj edhe kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës z. Hamdi Ibrahimi,
Këtu duhët vërë në dukje edhe një pjesë të gjyqtarëve që jo edhe rrallë janë zënë në flagranc duke keqëpërdorur detyrën e ligjshme zyrtare, konkretizuar në rast duke i plaqkitur qytëtarët për të ndarë drejtësi, ku të pafajshmit futën në burg gjersa kriminelët shëtisin lirshëm,madje janë aq të fuqishëm sa që krijojnë një distanc të madhe në relacion më shoqërinë.
Andaj për ti dhën një zgjidhje të shpejtë dhe tejet efikase sigurisht se duhet një vullnet shumë i madhë politik.Kjo mund të arrihet vetëm nëse mendohet për të berë reformat të thella, por reformat në drejtësi të mos mendohen vetëm si ҫështje formale dhe aspak përmbajtësore,kjo njëherit mund të jetë e mundshme por tejet e frikshme për nivelin e tanishëm politike kur dihet se tërsisht dhe pjesa më madhe prej tyre janë pjesë e pandarë e krimit dhe gjithë dukurive negative.
Konsideroj se indikatorë thelbësore pse gjindemi aq rënd madje edhe të pamundshëm në krijimin e një klimë më të favorshmë institucionale është pikërisht edhe mospërceptimi i drejtë i situatës së përgjithshmë si sociale ashtu edhe ekonomike.Njëmend një shpjegimi duhët për ti dhën racionalitet të fuqishëm,ku shprehur në shembull del mjaftë qartë.Shumica dërrmuese e shoqërisë madje edhe klasa politike ashtu edhe faktori ndërkombëtarë janë që Kosova për të qenë model për shtete tjera në kuptimin e implementimit të një strategjie më të përparuar në Sistemin e Drejtësisë.Si ka mundësi që të gjithë faktorët pretendojnë shtet më të zhvillueshëm ekonomikisht,të sunduar ligjërisht dhe të udhëhequr politikisht dhe prap një përfundim s’po vie ashtu siҫ shprehet fillimi i saj?Këtu mendoj se qëndron një kontradiktë e thellë sa aq shumë është shtrirë sa edhe ka krijuar konfuzion të madh,duke bërë që ne të mos jemi në përputhje të plotë me kohën ekzistenciale dhe të vendosur në të gjitha poret e jetës.Nga gjithë ata faktorë konkludojmë se situata është e pamundshme për t’u përkthyer në nje situatë më të nevojshme për qytetarinë dhe kjo vie në shprehje vetëm pse s’po dimë të vlerësojmë,kërkojmë drejtësi,arsim dhe ekonomi më të mirë.Në këtë kontekstë,mendoj se duhët më shumë për të sipërfaqësuar kohën e sotshme me gjitha elementet e saj që i prezentohen shoqërisë njëkohësisht edhe që e peshojnë minimalisht,Koha nën të cilën zhvillohen gjitha proceset politike dhe jetësore,duhet me doemos të jetohet njëkohësisht edhe të përdoret aq sa ka mundësi dhe ndjehet nevoje se vetëm në këso niveli arrijmë të shfuqizojmë të keqën dhe të artikulojmë të mirën,siҫ konsiston me universalen-të përgjithshmën.Se kur njohim më mirë realitetin ekzistues dhe i lëshueshëm në ҫdo rast atëhere edhe zgjidhjet për të rikthyer situatën që të jetë në shërbim të shoqërisë janë më të arritshme dhe më efikase për trupin shoqëror.Në këtë kahje mund të kemi legjetimitet më të gjërë në përcaktimin e përgjegjësive politike,pastaj artikolojmë argumentin se shoqëria përbën mundësinë dhe kapacitetin për të zëvendësuar një situatë nëse vlerësohet e dëmshme me një situatë tjetër që të jetë në përputhshmëri të madhë me shoqërinë.Kështu që kur ndrron shoqëria dhe mënyra e përcaktimit të saj, atëhere edhe orientimi i gjër politike është në një vije me shoqërinë,dhe qeverisja nën të cilën gjindet shoqëria është e mundshme për prekjen e ҫdo investimi ose vendimi pozitiv dhe relevant për shoqërinë.
Sistemi i drejtësisë,rënd dhe pariparueshëm vuan nga kompozicioni i saj organizativ,këtu duhët shtuar edhe lidhjet familjare nën të cilin ai funksionon ,dhe në asnjë moment nuk është menduar për ti dhën frymë pozitive në kuptimin e krijimit të vlerave të saj siҫ konsistojnë në paanëshmerinë,profesionalizmin dhe gadishmërine për të ndarë drejtësi ligjore dhe pa ndikime nga politika,që tmerrësisht kjo e fundit mundohet të shtrijë rrjetin e saj në ҫdo institucion.
(Artikulli është bashkëpunim i dy autorëve, Islam Krasniqi dhe Arsim Haziri)