Friedrih Nietzsche, filozof i shquar i shekullit të 19-të dhe udhëzues intelektual i Hiterlit, do të bënte një analizë në prag të votave të mëdha të referendumit të Greqisë gjatë javës së kaluar që ndoshta ishin të papritura. Por ai ishte të martën e kaluar, duke përgjuar fjalët e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila u bënte për herë të fundit apel grekëve që të votojnë për “po”.
“Një evropian i mirë nuk është ai që kërkon marrëveshje me çdo çmim. Një evropian i mirë, është ai i cili respekton traktatet evropiane dhe ligjet përkatëse kombëtare, dhe ndihmon në këtë mënyrë duke u siguruar se stabiliteti i eurozonës nuk është dëmtuar”, deklaroi Merkel.
Disa ditë më vonë Nietzche u shfaq përsëri, por kësaj radhe i portretizuar nga kolumnisti i “New York Times”, Paul Krugman, i cili pas rezultateve të referendumit që ishin për “jo”, shkroi diçka duke siguruar grekët se zgjedhja për braktisjen e monedhës së përbashkët nuk i bën ata “evropian të këqij”.
Merkel dhe Krugman mund të mos kenë ditur se ata kishin cituar Nietzsche. Por as ndoshta kryeministri britanik David Cameron nuk e kishte ditur në vitin 2012, kur akuzoi Merkelin për mos qenit një “evropiane e mirë” dhe pas bisedave të tyre për një marrëveshje rreth buxhetit të Bashkimit Evropian, gjërat u lëkundën. Dhe të angazhuar në debat mbi atë nëse presidenti francez Francois Hollande ka qenë “evropian i mirë”, në kërkimin e tij për të balancuar në mënyrë efektive interesat e Francës në institucionet ndërkombëtare jashtë vendit, me nacionalizmin në shtëpi mundet gjithashtu të mos dihet origjina e termit aq të lashtë të diskutueshëm. (drejtimi i gishtit kah evropiani i “mirë” dhe i “keq” kanë qenë gjëja e preferuar e njerëzve në kontinent gjatë fillimit të krizës së eurozonës në vitin 2010). Të gjithë për këtë duhet falënderuar Nietzsche, mendimtarin më shumë të njohur për mendimet e tij për Ubermenschen, nihilizmin, dhe elitën aristokratike sesa për diplomacinë ndërkombëtare, e cila u siguron atyre këtë pjesë të veçantë të dhuntisë retorike.
Koncepti i Nietzsche për “evropianin e mirë” e ka origjinën e vet në shekullin e 19-të, në një kohë kur kombi gjerman, sikurse edhe kultura gjermane, ishte ende në foshnjërinë e saj. Pavarësisht se shoqata e mëvonshme e Nietzsche me Adolf Hitlerin, ishte një avokat në fillim të pamjes së çuditshme të Gjermanisë, një që tërhoqi shumë nga të mirat e traditave të Evropës. Ai ishte alarmuar nga ajo që e shihte si formë bruto të nacionalizmit që kërcënonte marrjen e vendit të tij, dhe shuarjen e gjallërisë kulturore të vendit të ri. Kështu që ai shtriu idenë e Evropës së mirë si kundër masës së këtij centrizmi gjerman: Evropiani i mirë, për Nietzsche ishte politikisht përgjegjës, intelektual kozmopolit i cili do të ndihmonte Evropën, ose gjithë evropianët të kalojnë në vendin që u takon në botë.
Por sot, ky kuptim origjinal është sjellë për të qenë i sigurt dhe i hapur për interpretim, por i bazuar në një filozofi të veçantë, të shtrembëruar, penguar dhe të humbur. (Nietzsche, i cili asnjëherë nuk kishte qenë adhurues i anglezëve pragmatik si popull, do të tronditej po të dëgjonte fjalët e tij të shqiptuara nga Cameron). Ky nocion i sotëm i evropianit të mirë është aq i ngatërruar sa që përdoret nga të dy palët që mbështesin kursimin (për kontributin e saj ndaj stabilitetit kontinental), dhe ata që dënojnë atë (për lëndimin e shkaktuar ndaj miqve të tyre evropian). Si ndodhi që vizioni origjinal i Nietzsche për qytetarin e virtytshëm evropian, doli të humbet pjesërisht në pasqyrën e historisë së turneut të tij në Gjermani të përdredhur përmes shekullit të 20-të, duke nisur lulëzimin e perandorisë nga diktatura fashiste e deri te superfuqitë demokratike. Kjo garë mbi atë se kush e zotëron këtë term sot pasqyron vizionet e ndryshme mbi atë se për ku është drejtuar Evropa si tërësi në shekullin e 21-të.
Historianët shpesh komentojnë se Gjermania ishte një komb i “vonuar”, i lindur në vitin 1871 pas fitores së Prusisë mbi Francën, pas një kohe të gjatë të shekullit të 19-të që ushqeu dy kultura konkurruese gjermane. Gjermania e parë përfshinte një kozmopolit të gjerë dhe gjithëpërfshirës, një traditë humaniste të mishëruar në poetë të mëdhenj klasikë si Goethe dhe Schiller. Gjermania e dytë e nxitur nga pushtimi i Napoleonit, shërbeu si frymëzim në vend nga nacionalizmi Volkish duke u rrënjosur në idetë e gjakut dhe tokës.
Ngjarjet e mëvonshme të shekullit të 20-të, shpesh na penguan ti kujtojmë ato. Por në atë kohë, kjo Gjermani përfshirë edhe kulturalisht ishte mjaft e shquar që u inkurajua në mesin e gjërave tjera, rreth 10,000 amerikan studiuan këtë komb të ri gjatë rrjedhës së shekullit të1 9-të, duke përfshirë jo më pak se 15 amerikan të rinj të cilët priteshin të bëhen dekan të universiteteve, dhe të formësojnë arsimin e lartë amerikan në mykun e atij ideali humanist gjerman.
Nietzsche personalisht ishte përshtatur për të ngritur këtë ide tek qytetarët pan-evropian. Ai kishte intelekt të gjerë (në fakt, ai besonte se specializimi i tepruar brenda akademisë ishte pjesërisht për tu fajësuar për prishjen e kulturës gjermane). Si nxënës i ri në gjimnazin prestigjioz “Schulpforta” dhe më pas si student në Universitetin e Bonit, ai shtyu kufijtë e disiplinave akademike, duke u bazuar në filozofi, që historikisht ishte përqendruar në interpretimin e teksteve biblike, por duke e marrë këtë studim në fusha të reja të estetikës, muzikës dhe shqetësimeve kulturore në përgjithësi. Shkëlqimi i tij gjerësisht i njohur i dhuroi atij pozicionin e profesorit në Universitetin e Bazelit në vitin 1869, qysh kur ishte vetëm 24-vjeç.
Nietzsche ishte një qytetar huazi-evropian që jetonte përpara kohës së tij. Ai asnjëherë nuk u përshtat mjaftueshëm kudo, dhe hoqi dorë nga shtetësia gjermane për pozitën e tij në Bazel, edhe pse asnjëherë nuk i plotësoi kërkesat për nënshtetësi zvicerane. Nw vitin 1880, Nietzsche kaloi shumicën e kohës duke udhëtuar me një valixhe të vetme mes alpeve zvicerane dhe qyteteve të ndryshme franceze, gjermane dhe italiane. Veprat e tij binjake të botuara në vitin 1896, “Beyond Good and Evil and Human” dhe “All Too Human”, me stilin e tyre aforistik dhe burime elektrike të frymëzimit, vareshin në pikëpamjet e dikujt. Dashuria e pashpërblyer, prishja e miqësisë së vjetër me kompozitorin e shkëlqyer nacionalist Richard Wagner, dhe zhgënjimi i tij me drejtimin e kulturës bashkëkohore gjermane së bashku, shpërthyen në miratimin e tij për krijimin e vlerave të reja.
Në të dyja veprat, filozofi përçau nacionalizmin romantik, militarizimin dhe anti-semitizmin, dhe promovoi idealin e Evropës së mirë në kundërshtim me këto forca. Sigurisht se ne të gjithë mund të falemi për momentet tona të dobëta, Nietzsche pranoi këtë në veprën “Beyond Good and Evil: ‘We good Europeans’, ne gjithashtu kemi momente që i lejojmë vetes një patriotizëm, një rënie dhe rikthim në dashuritë e vjetra”.
Humbja e vetes në muzikën e Wagner, për shembull, justifikohet nëse përkohësisht “përmbytet moda e vjetër e ndjenjave”. Por ai thellësisht besonte në kalimin e kufijve kombëtarë duke e parë pan evropianizimin si kyç për “supermenin” e famshëm, i cili do të ndihmonte në shoqërimin e ringjalljes së kulturës filozofe fisnike.
Siç shkroi ai, duke iu drejtuar kësaj race të re në një parathënie karakteristike të zjarrtë, “Por ne, që nuk jemi as jezuitë e as demokratë, madje as mjaftueshëm gjermanë, ne evropianët e mirë dhe të lirë, shpirtra shumë të lirë” jemi të aftë për këtë detyrë.
I përhumbur si një bohem në gjithë Evropën, Nietzsche ishte atë çfarë nazistët më vonë e konsideronin si “intelektual të parrënjëzuar”, dhe atë çfarë në periudhën e pasluftës diplomatët do ta pagëzonin me emrin “person pa shtetësi”. Ai sipas gjasave më vonë do të përqafonte të dyja këto karakterizime, dhe kështu vazhdoi të tallet me shovinizmin kombëtarë të anglezëve, francezëve dhe gjermanëve. Nëse çfarëdo që kërkonte tutje nga e kaluara, për qytetërimet e lashta që përbënin trashëgiminë e përbashkët të kontinentit, kjo do ti jepte qëllim Evropës së re sikurse grekëve dhe romakëve, ashtu siç çifutët e kishin menduar fillimisht. Megjithatë, ai udhëton i humbur në vete duke pasur respekt për kulturat e tjera, sa që besonte se artist i vërtetë është ai “që shkruan më mirë… mendon më mirë,,, për ta vënë veten në dispozicion për të kuptuar ata të huaj që mësojnë gjuhën tonë, duke ndihmuar në marrjen e gjitha gjërave të mira dhe pasuritë e përbashkëta që ishin të disponueshme në mendjet e lira”. Nuk ishte Wagner në të cilin Nietzsche besonte se artisti duhet të modelojë veten, por në fakt ishte Goethe.
Që Nietzsche sot kujtohet më së shumti për filozofinë e tij egoiste dhe politikisht të paqëndrueshme, ishte në zemër një kozmopoliten që përfundimisht do të harrohet, ashtu siç është harruar edhe Gjermania e shekullit të 19-të, ose të paktën një pjesë e saj. Vetëm tri vite pas publikimit të veprës së tij historike, Nietzsche i është nënshtruar një problemi mendorë nga një sëmundje e vazhdueshme e shkaktuar nga plagët e luftës.
Para se gjithash autori i biografisë së Nietzsche, Walter Kaufmann, i cili i kushtoi shumë energji rehabilitimit të filozofit nga kthetrat e nazizmit, gabim ky jo i shekullit të 19-të por dështim i Gjermanisë së vitit 1920, për të kapitalizuar një kozmopolitan tjetër gjerman të mishëruar në konceptimin fillestar të Nietzsche për evropianin e mirë. Sigurisht se ka pasur prej atyre në Republikën e Weimar, eksperiment fatal i Gjermanisë me demokracinë që gjatë nga viti 1919-1933, që në mënyrë të heshtur është munduar të promovojë “Gjermaninë tjetër”, dhe madje të vazhdojë me përdorimin e frazës së markës tregtare të Nietzsche. Historiania e kulturës Aby Warburg, biblioteka eklektike e sw cilës në Hamburg u bë një qendër për bursë humanitare në këtë periudhë, duke ndjekur kalimin e kufijve ndërdisiplinorë dhe kombëtare të Nietzsche. Në një ligjëratë të mbajtur në vitin 1912 në Itali, ajo gjurmoi atë që e quajti “mbetje të antikitetit” të imazhit kompleks astrologjik të perëndive dhe shpirtrave të pranishëm në një cikël të freskët. “Ishte kjo dëshirë për të rivendosur botën e lashtë se “evropiani i mirë” filloi betejën e tij për sqarim”, Warburg argumentoi një histori pan-evropiane të “imazheve ndërkombëtare të migrimit”, që ishte ngjallur në Rilindje dhe mund të sigurojë një udhëzues për një humanizëm estetik dhe kulturor në Gjermani.
Warburg dhe homologu i tij në Vjenë, Sigmund Freud, nuk kërkonin që të politizohet projekti i tyre intelektual. Por të tjerë e bën atë për ata, duke denigruar kështu përpjekjet e tyre për të gjetur Gjermaninë në kuadër të traditës intelektuale evropiane si “kozmopolit” të huaj” apo “çifut”. Në të njëjtën kohë, nacionalistët e krahut të djathtë të viteve të 30 dhe 40-ta, të vendosura në lidhje me rishpikjen e trashëgimisë intelektuale të humanistëve të mëparshëm gjerman: Fitchte që ëndërronte një utopi kozmopolite të eklipsuar nga një nacionalist i cili zbuloi një rol autoritar për shtetin gjerman në kohën e sotme; Hegeli që miratoi lirinë ishte mbytur nga versioni i cili promovoi “shtetin”, dhe madje edhe Kanti, i cili parashikonte Lidhjen e Kombeve.
Kjo shpjegon padurimin nga ana e Evropës, dhe Gjermanisë në veçanti, që të ringjallë kozmopolitin intelektual gjerman të vitit 1945, dhe idenë e evropianit të mirë. Në këtë klimë të re pan-evropianizimi, nocionet e dinjitetit njerëzor dhe paqja e përjetshme, sigurohet nga një burim i ripërtërirë të udhëzimit për një vend.
Megjithatë, në këtë epokë të re, kuptimi i evropianit të mirë dëshmon të pamundurën. Udhëheqësit evropianë si Winston Churchill, ishin po aq të shpejtë në thirrjen e konceptit të evropianit të mirë, ashtu siç bëri në fjalimin e tij në Kongresin e Evropës në Hagë gjatë vitit 1948, pasi ishin shumë pranë mospajtimit në atë që thoshte ai. Google Ngram aplikacion ky që mat se sa shpesh fraza shfaqet në shtyp gjatë një periudhe të caktuar, zbulon se rregullat e përdorimit arritën kulmin në vitin 1955, jo në një moment të suksesit për pro evropianin, por në një moment të disfatës. Verën e kaluar negociatat për Komunitetin Evropian të Mbrojtjes, do të krijonin një forcë mbrojtëse ushtarake pan-evropiane. Kancelari gjerman Konrad Adenauer, një njeri që revista “Time” e quajti atë “evropian të mirë”, kishte varur shpresat e tij për integrim evropian politik dhe ushtarak, që në fund e kishte shkatërruar. Por ministri gjerman i ekonomisë, Ludwig Erhard, që do të trashëgonte Adenauer si kancelar, kundërshtoi me vizionin e tij idenë e Neitzsche. “Kush është evropiani i mirë?”, ai kishte pyetur në një buletin të botuar nga qeveria gjermane po atë vit, duke këmbëngulur se dikush mund ende të takohet pa blerë konceptin e institucioneve mbikombëtare. Përkundrazi tha ai, duke aspiruar që qytetarët pan-kontinental mund të arrinin këtë status nëpërmjet një rruge të butë, duke u bazuar në marrëveshjet dhe qasjet për lehtësimin e tregtisë shumëpalëshe që qoi në prosperitet të përbashkët. Kjo ishte mënyra e vetme “që evropiani i mirë dëshironte të shihte komunitetin e tij si një detyrim për gjithë pjesëmarrësit”.
Por komunitetet e qymyrit dhe çelikut evropian që u themeluan në vitin 1951, si shenjë paralajmëruese për Unionin Evropian, nuk ekzistonte një lloj i “butë” i evropianizimit që Ehard e kishte në mendje. Megjithatë, pengesat tjera mbikombëtare pasuan duke përfshirë Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të themeluar në vitin 1959, lideri i së cilës ishte belgu Paul Henri Spaak, i cili gjithashtu u vlerësua si “evropian i mirë” nga bashkëkohësit e tij. Sot, këto konflikte të pazgjidhura mbi konceptin e bisedave të Merkel, Krugman, Cameron dhe të tjerët, vazhdojnë të jenë tema të nxehta.
Nietzsche ishte filozof tejet i pakapshëm. Ideja e tij për “supermenin”, ka pasur apel për mendimtarët në të majtën dhe të djathtën amerikane, për të gjithë nga Ayn Rand tek Ralph Waldo Emerson. Evropiani i mirë mund të jetë një koncept më pak i njohur i Nietzschean, por gjithashtu ka qenë subjekt i interpretimeve humaniste dhe nacionaliste dhe kozmopolite.
(Marrë nga Foreign Policy – përgatiti në shqip: lajmi.net)