Çfarë duhet të dini për kancerin e gjirit

E publikuar: 19/11/2015 15:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Informacionet mbi kancerin e gjirit nuk kanë qenë kurrë kaq të përhapura si në ditët e sotme, por të ndash faktet nga trillimet nuk është e lehtë.

Për këtë arsye, prestigjozja “The Huffington Post” sjell intervistën e Dr. Elisa Port, drejtuese e “Qendrës për Kancerin e Gjirit” në Dublin, gjithashtu edhe kirurge që performon më shumë se 300 operacione në vit.

E njëjta kurë ka efekt të ndryshëm tek individë të ndryshëm / “Trajtimet dhe kujdesi për kancerin e gjirit janë bërë më të ndërlikuara dhe arsyeja ka të bëjë me faktin se tashmë ekzistojnë shumë opsione”, thotë Dr. Port. Sipas saj, çfarë është e përshtatshme për një person jo domosdoshmërisht është për dikë tjetër. Për një sëmundje që prek 1 në 8 femra, këshillat dhe eksperiencat mund të vijnë nga çdo anë. “Janë të shumtë pacientët që vijnë dhe thotë se dikush që njohin ka patur këtë trajtim, apo dikush një tjetër”, thotë Port, por e rëndësishme sipas saj, është gjetja e trajtimit të duhur për ju.

Shihni një specialist / Për shkak se kujdesi nga kancerit të gjirit varion dhe është i komplikuar, mund e jetë e vështirë që praktikuesit e përgjithshëm të jenë koherentë me mundësitë më të fundit të trajtimeve. Dr. Port sugjeron që të këshilloheni me një specialist, apo me një klinikë specifike kanceri për të gjetur kujdesin specifik të përshtatshëm për ju.

Nuk duhet të tregoheni të nxituar / Diagnostikimi me kancer gjiri nuk do të thotë se duhet të nxitoni për të vepruar menjëherë. Teksa specialistja nuk sugjeron që të prisni 2 – 3 muaj, ajo këshillon që të merrni kohën e duhur për të parë të gjitha mundësitë. “Merni frymë dhe mblidhni informacione”, thotë ajo.

Bëni mamografi të përvitshme / Mënyra më e sigurt për të parandaluar kancerin e gjirit është mamografia e përvitshme.

Përqindja e mbijetesës është më e lartë se kurrë / Nëse diagnostikoheni me kancer gjiri është e rëndësishme të dini se ky është momenti më i mirë, sa ka qenë ndonjëherë më parë. “Mbijetesa e përgjithshme është 90 përqind”, shpjegon Dr. Port, e ndërsa rastet individuale variojnë, ajo pohon se kujdesi është më i mirë se kurrë./tvklan.al