Çfarë duhet të bëni që t’ju rriten flokët më shpejtë?

E publikuar: 04/01/2017 23:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

A e keni ëndërr të keni flokë të gjata, që valëviten e të shëndetshme? Shumë vajza duan që të duken sikurse përrallorja Rapunzel, mirëpo nganjëherë duket se flokët tuaja thjesht s’po rriten. Nëse jeni nervozuar me rritjen e ngadaltë të flokëve, ka disa hapa që duhet ndjekur që flokët tuaja të rriten më shpejt:

Mos përdorni tharëse flokësh

Përdorimi i tharëses së flokëve është shumë i dëmshëm, Nëse mendoni se e keni të pamundur që të mos përdorni tharëse flokësh, atëherë me patjetër përdorni sprej për mbrojtje.

Prisni flokët vazhdimisht

Nëse doni flokë të gjata, prisni ato rregullisht. Mos i lini majat e flokëve të ndahen më dysh, kjo e ngadalëson rritjen e tyre.

Ndryshojeni stilin e flokëve

Nëse doni që flokët t’iu rriten më shpejtë, ndryshojeni stilin e flokëve tuaja. Mos i lidhni flokët gjithmonë në të njëjtin vend.

Gjithmonë përdorni kondicioner

Lajini flokët me ujë të ftohtë pasi të keni bërë dush

Pasi të keni bërë dush e të keni përfunduar me procedurat për larjen e flokëve, hidhuani pak ujë të ftohtë fare në fund.

Mos i mbështillni flokët në peshqir

Kur i mbështillni flokët me peshqir, kjo mund t’i dëmtojë ato. Shumë gra e lidhin peshqirin shumë fort në kokë, dhe kjo mund të bëjë që rrënjët të ju dobësohen.

Hani ushqimet e duhura

Flokët e shëndetshme vijnë me ushqim të shëndetshëm. Të pasurit një dietë të pasur me vitamina e proteina të jeni të sigurtave flokët do t’i keni të shëndetshme. Hani ushqime të pasura me zink, hekur e vitaminat A, B,C dhe E. Pini qumësht, hani djathë, vezë, mish pule, spinaq dhe brokoli/Express/