Çfarë duhet të aplikoni në rast diegie

E publikuar: 15/09/2015 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëse digjeni mënyra më e mirë për të dalë na situata është që të aplikoni metodat të ndryshme natyrale. Disa nga metodat që mund të përdorni në raste diegie janë:

Uji i ftohtë

Uji i ftohtë në vendin e djegur është pjesa më e rëndësishme e aplikimit të ndihmës së parë. Qëllimi është që vendi i djegur të ftohet. Mos përdorni akull sepse vetëm do t’i përkeqësoni gjërat.

Qumështi

Zhytni dy pjesë të një pëlhure të pastër në ujë të ftohtë. Njërën e nxirrni dhe e vendosni në vendin e djegur, e lini që të ndikojë 15 minuta, më pas atë pjesë e hiqni dhe sërish e vendosni në qumësht, ndërsa e nxirrni tjetrën dhe e vendosni në vendin e djegur.

Procedurën duhet ta përsëritni gjatë një ore. Qumështi konsiderohet si ilaç shumë efikas shtëpiak kundër djegieve

Lëngu i qepës

Është veçanërisht i popullarizuar në mesin e kuzhinierëve profesionalë, të cilët duke përgatitur ushqime shpesh përballen me djegie. Ata vetëm e nxjerrin lëngun e një gjysme të qepës dhe e vendosin në vendin e djegur.

Për rezultate më të mira, këshillohet përdorimi i qepës së sapo prerë dhe që lëngu të vendoset shpejt në vendin e djegur, sepse, nëse qëndron disa minuta në ajër, i humb disa prej karakteristikave shëruese.

Të bardhët e vezës

Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të fuqishëm shtëpiak kundër djegieve, sepse zbut dhembjen, bën që vendi i djegur të shërohet më shpejt, parandalon krijimin e flluskave. Lyejeni vendin e djegur me të bardhë të vezës dhe dhembja do të zbutet shpejt ndërsa do të zhduket deri sa të bardhët e vezës në lëkurë është në gjendje të lëngët. Për këtë arsye, vendin e djegur lyejeni vazhdimisht me të bardhë të freskët të vezës.

Kosi

Bëhet fjalë ndoshta për mjetin më të njohur kundër djegieve. Shpesh e përdorin personat që digjen në diell, por mund ta vendosni edhe në pjesët e lëkurës që i keni djegur gjatë përgatitjes së ushqimit. Në vendin e djegur hidhni shumë kos dhe dhembja do të zhduket shpejt. Lereni të thahet në lëkurë së paku për 15 minuta, e më pas e shpëlani.