Në Serbi dhe në vendet e perëndimit mendohet se Serbia do të ishte shumë më ndryshe nëse ajo nuk do të udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviqi, qeverisja e të cilit luajti një rol vendimtar në shkatërrimin e ish Jugosllavisë, dhe këta janë disa nga skenarët e mundshme.
Historiani Çedomir Antiq, sipas portalit serb “Telegraf.rs”, ka sjellë disa skenarë të mundshme nëse Serbia nuk do ta kishte prekur qeverisjen e Sllobodan Millosheviqit.
Historiani serb, Cedomir Antiq
Njëri prej skenarëve të mundshme është se Ivan Stambolliq po të vazhdonte të ishte prijësi i Serbisë, Jugosllavia do të ishte një Federatë funksionale.
Ndërsa në skenarin e dytë, Serbia do të kishte pushtet më të madh në Kosovë e Vojvodinë, teksa, në të tretin Serbia do të ishte në gjendjen e Gjeorgjisë.
Në parashikimet e tij Antiq shkon edhe më larg, ai nuk përjashton mundësinë e goditjes ushtarake me qëllim rrëzimin e Serbisë, por nuk përjashton as mundësinë e zhdukjes fare të Serbisë.
Intervenimi i Ushtrisë së vendeve të Perëndimit kundër Serbisë do të mund të sillte edhe okupimin në zona të ndryshme, që do të nënkuptonte prezencën e Ushtrisë së Perëndimit në Beograd dhe Nish, shkruan Antiq. (lajmi.net)