Bleona Qereti është emër shumë i lakuar në shtyp.
Këngëtarja njihet për paraqitjet e saj tejet provokuese, e në shumë raste s’e ka problem të shfaqet edhe nudo, shkruan lajmi.net.
Në një intervistë dhënë për “Prive”, këngëtarja është pyetur se çfarë do të bënte në rast se do të ishte në një dhomë me Trump, Putin dhe Kim Jong-un.
Bleona ka habitur me përgjigjen duke thënë “Trump do të lexonte betimin, Putin do të thoshte “Çfarë i bëra vetes”, e ndërsa dhëndri i ri do të kërcente.”, që nënkuptonte liderin korean.
Për ndryshe, këngëtarja sapo ka lansuar klipin e këngës “I don’t need your love”, ku shfaqet tejet atraktive.