Çfarë biseduan Trump dhe agjentët e Shërbimit Sekret pak sekonda pas atentatit?

E publikuar: 14/07/2024 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pak çaste pasi u qëllua me armë në një tubim në Butler, Pensilvani, ish-presidenti amerikan, Donald Trump, u pa me gjak në vesh dhe faqe teksa u largua me nxitim nga skena.

Audioja e publikuar së fundmi, zbulon sesi ka luajtur skena kaotike e të shtënave nga këndvështrimi i Trump dhe atyre që janë përfshirë në sigurimin e tij.

Trump shihet duke shtrënguar veshin ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret e rrethojnë.

“Zbrisni, zbritni, zbritni”, dëgjohet të thotë njëri nga ta.

Dëgjohen edhe disa zëra të tjerë të agjentëve të Shërbimit Sekret. Njëri thotë “lart”, e një tjetër dëgjohet të thotë “shkallët janë gati”.

Gjatë asaj kohe shihet të ketë folur edhe Trump, por fjalët e tij mbeten të paqarta.

Më shumë agjentë dalin në skenë, disa duke mbajtur pushkë.

Mbështetësit e Trump në sfond duken të tronditur, ndërsa disa filmojnë me telefonat e tyre.

Pasi kanë dëgjuar se personi i armatosur është neutralizuar, Trump dhe agjentët ngrihen në këmbë.

Ja çfarë u tha ish-presidenti agjentëve: “Më lejoni të marr këpucët e mia, më lejoni të marr këpucët e mia”.

Agjenti: “Të kuptova zotëri, të kuptova zotëri”.

Trump: Më lejoni të marr këpucët e mia.

Një agjent tjetër: “Prisni, koka juaj është e gjakosur”.

Agjenti: “Zotëri, ne duhet të shkojmë në..”.

Trump: “Më lejoni të marr këpucët e mia”.

Një agjente femër thotë “në rregull” përpara se të thotë diçka tjetër për këpucën.

Trump: “Prit, prit, prit”.

Më pas ai me grusht përshëndet mbështetësit dhe e thotë fjalën “luftë” tri herë – një lëvizje që u prit me brohoritje nga turma.

Trump dhe ekipi i Shërbimit Sekret u larguan nga podiumi dhe u drejtuan nga disa vetura ndërsa turma thërriste “SHBA, SHBA, SHBA”.

KËTU mund të shikoni dhe dëgjoni bisedën e ish-presidentit me agjentët e Shërbimit Sekret. /Telegrafi/