Çështja e presidentit, Deda: Opozita le të tregojnë se çfarë profili është i pranueshëm për ta

E publikuar: 25/02/2026 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çështja e zgjedhjes së presidentit ishte tema e edicionit të sontëm të emisionit Rubikon në Klan Kosova.

Analisti politik Ilir Deda, pati kritika për opozitën.

Deda tha se opozitarët duhet të tregojnë se cili profil i presidentit është i pranueshëm për ata.

“Le të folin publikisht, se ai president ka me qenë i gjithë neve. Neve nuk na intereson raporti mes partive, neve na intereson Vetëvendosja, PDK-ja dhe LDK-ja çfarë profili po kërkojnë, nëse nuk po pajtohen se Vjosa Osmani duhet me pasë mandatin e dytë”, deklaroi Deda.