Certifikohen dhjetë ekspertë të bujqësisë

E publikuar: 20/10/2015 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Naim Berisha, Beni Dida, Luarza Muhada dhe shtatë fermerë të tjerë për të parën herë janë certifikuar si ekspertë vendas të bujqësisë në Kosovë me standarde ndërkombëtare për praktikat e mira bujqësore (Global G.A.P), certifikim ky i bërë nga drejtori i zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID Scott Cameron dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami.

Certifikimi i dhjetë ekspertëve të bujqësisë, do të ndihmojë që në të ardhmen në cilësinë dhe sigurinë e ushqimit në Kosovë, transmeton kp, dhe do të ndihmojë edhe fermerët tjerë në të ardhmen që të përmirësojnë standardet ndërkombëtare të sigurisë në të ardhmen.

Ministrja Bajrami, në ceremoninë e certifikimit për dhjetë fermerët më të mirë tha se më shumë se kurrë këta ekspertë të bujqësisë i duhen Kosovës, dhe se ata do të jenë rekrutët e parë të një armate të madhe të gardianëve të cilësisë së prodhimeve kosovare.

Certifikimi i i fermerëve të rinj, sipas Drejtorit të Zyrës së USAID për Zhvillim Ekonomik, Scott Cameron, do të ndihmojë fermerët tjerë të Kosovës për përmirësuar standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore.
Drejtori i Programit të USAID-it Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, Mark Wood tha se ky është vetëm fillimi i cilësisë dhe sigurisë së ushqimit.