Cenoi fshehtësinë e votimit, arrestohet një person në Klinë

E publikuar: 10/11/2025 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është arrestuar nën dyshimin për përfshirje në cenimin e fshehtësisë së votimit në Klinë.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje në balotazhin e 9 nëntorit.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.