Zyrtari policor Anton Cena, i cili disa herë ka fituar garat e policëve në Spanjë ka njoftuar se medaljen e këtij viti ia ka dhuruar familjes së heroit Afrim Bunjaku.
Cena tha se medaljen e dhuroi si kujtim për familjen e rreshterit te Policisë së Kosovë, i cili u vra nga sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator.
Cena, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka treguar se si është mirëpritur edhe nga Policia e Kosovës për sukseset e tij.

















