Anëtari i Kryesisë së PDK’së, Lirak Çelaj, tha se nuk ka skandal më të madh se ajo çka ka bërë opozita e deritanishme, me përdorimin e gazit lotjellës.
Këto vlerësime, Çelaj i bëri në Tribuna Channel në një përballje me Xhelal Sfeçlën, nga Lëvizja Vetëvendosje.
Çelaj tha se imazhi i Kosovës ka rënë dukshëm me të gjitha ato skena të gazit lotjellës që janë parë në Kuvendin e Kosovës.
Ndërsa, Xhelal Sfeçla nga Lëvizja Vetëvendosje, u shpreh se imazhi i vendit është humbur nga partitë në pushtet me skandalet dhe aferat e tyre.
Ai shtoi se kundërshtimi i Demarkacionit është bërë me metodë demokratike dhe tha se ndihen krenarë që kjo vijë kufitare nuk ka arritur që të kalojë.



















