Melanie Nash, 53-vjeçarja nga New Hampshire, prej vitesh ishte vënë në kërkim të babait të saj.
Ajo jo vetëm që nuk arrit të merrte pasurinë e të atit, por përfundoi në burg nën akuzën e abuzimit dhe ndërhyrjes në varreza.
Gruaja besonte se i ati i ndarë nga jeta në vitin 2004, e kishte marrë pasurinë me vete në varr.
Në bazë të këtyre dyshimeve, ajo zhvarros të atin. Në arkivol gjen vetëm vodkë dhe cigare. Gruaja u arrestua në pritje të procesit gjyqësor.
“Unë e bëra këtë për arsye të drejta dhe e di se babai im do të ishte dakord. E gjithë ajo që bëmë ishte zhvarrosja e tim ati për të kërkuar dokumentet”, sqaron 53-vjeçarja.