Çeku-VV: Ne kandidaten e kemi propozuar, tash presim që t’i marrë votat e nevojshme

E publikuar: 21/04/2025 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Kulturës Hajrullah Ceku, ka thënë se si VV kanë propozuar kandidaten për kryetare të Kuvendit dhe se presin që t’i marrin votat e mevojshme për të konstituuar Kuvendin.

“Ne kandidaten e kemi propozuar. Tash duhet të presim që t’i marrë votat e nevojshme për të vazhduar me hapat e konstituimit.  Votat tona siç i kishim para dy ditësh i kemi edhe sot , duhet t’i pyesni partitë e tjera për votat e tyre”, tha ai.