Çeku: Stadiumi i Gjilanit po bëhet

E publikuar: 16/09/2023 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku në marrëveshjen e sotme me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, kanë ndarë 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit të Gjilanit.

“Stadiumi i Gjilanit po bëhet. Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më”, shkroi Çeku.

“Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”.

“Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më pare”.

Tutje, Çeku ka njoftuar se është duke u përgatitur kallëzim penal ndaj palëve që kanë bërë shkelje në të kaluarën e këtij stadiumi, siç njofton edhe vetë Ministri, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

“Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal”.

Ai theksoi se me vendosmëri po e realizojnë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030.

 

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02VNoG8ztEiBYrEVpU8airDKLngV3FPHCNMFiJfZ4sBPPTx6A1vAHVZYpiN3QxDtcLl&id=100057341113775&mibextid=Nif5oz