Çeku propozon Ministri të Veteranëve

E publikuar: 16/04/2015 11:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve, Agim Çeku ka thënë se janë 7 mijë e 800 ankesa për listat e veteranëve.

Ai ka thënë se ka pasur shumë ankesa nga bashkëluftëtarët dhe njerëz të ndryshëm që kanë marr pjesë në proces.

Çeku e ka pranuar se ka pasur zvarritje duke thënë se ka pasur ngecje për shkak të verifikimit të saktë.

Ai po ashtu ka thënë se do të publikohen të gjitha listat deri në fund të kësaj jave e disa edhe gjatë javës, sot neser dhe ditët në vazhdim.

Ai ka thënë se Qeveria do ta krijoj një komision që t’i verifikon ata që paraqiten si invalid për ta konstatuar sa për qind është invalid.

Ish kryeministri Çeku po ashtu ka propozuar Ministri të Veteranëve duke thënë se nuk ka ndonjë kosto financiare.
“Sa i përket procesit, por unë pajtohem se është një proces i zvarritur. Ju rikujtoj se procesi ka filluar si rezultat i vullnetit politikë. Deri më tani kam pasur 2 takime me kryeministrin Mustafa. Deri në fillim të këtij procesi kemi pasur evidenca të ndryshme të veteranëve. Ju rikujtoj se në regjistrat që janë 26 mijë veteranë. E kemi pasur edhe një regjistër në TMK. Këto regjistra nuk kanë qenë asnjëherë zyrtar. Shumë veteran nuk e kanë pa të arsyeshme të regjistrohen në AOEM dhe në ndonjë organizate tjetër. Tani luftëtarët, invalidët, veteranët, dëshmorët do ta kenë vulën e shtetit. Deri në fund të kësaj jave do të publikohen edhe listat e shtabit të përgjithshëm, logjistikës dhe ministrisë së mbrojtjes. Sa i përket manipulimit dhe fryrjes së listav, nuk ka aplikacion dhe veteran që unë vendosi për statusin e tij, për këtë vendosin komandantët e tyre. Mirëpo këto lista janë preliminare”, ka thënë Çeku./Indeksonline/