Çeku ka ftuar Prokurorinë ta hetojë procesin e verifikimit të veteranëve të UÇK-së
Kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e statusit të veteranëve të UÇK-së Agim Çeku, ka ftuar prokurorinë që të hetojë gjithë procesin për dyshimet për manipulimet e ndryshme.
Çeku në televizionin publik ka mbrojtur numrin prej më shumë se 46 mijë veteranëve duke thënë se UÇK-ja ka pas shumë luftëtarë.
Qeveria ka miratuar raportin përfundimtar të këtij komisioni ku edhe zyrtarisht statusin e veteranit e kanë fituar 46 mijë e 230 persona.