Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku thotë se kanë qenë gjithmonë në komunikim me bartësit e Festivalit “Sunny Hill” për të ofruar gjithë mbështetjen për mbarëvajtjen e edicionit të sivjetmë të festivalit, festival ky që do të mbahet sivjet në Tiranë e jo në Prishtinë.
Çeku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se nuk e ka të drejtën as kjo qeveri e as ndonjë qeveri tjetër, ta përdorë territorin e Kosovës pa i peshuar mirë kostot, përfitimet, pasojat, kohëzgjatjet në të cilat jepet në përdorim një tokë.
Sipas tij, organizatorët e festivalit kanë bërë presion duke kërkuar marrëveshje sa më të shpejt.
“E presim sa më shpejt në Kosovën e saj edhe Dua Lipën me dashuri e respekt të madh. Ajo ka kontribuar si artiste e si shqiptare në imazhin tonë ndërkombëtar. Asnjëherë nuk do të lejojmë që figura e saj të keqpërdoret apo të zbehet nga debate të politikës apo biznesit”, shkruan Çeku.