Interi mund ta mbyll marrëveshjen me mbrojtësin e Southamptonit dhe Portugalisë, Cedric Soares, brenda të premtes.
Alfredo Pedulla i Sportitalia raporton se Interi ka arritur marrëveshje të plotë me Southamptonin, për huazim me të drejtë blerje.
Si rezultat, mbrojtësi 27-vjeçar do të mbërrijë në Milano nesër (e premte) për teste mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën së tij.
Cedric dhe James Ward-Prowse . (Photo by Dan Mullan/Getty Images)
Cedric ka bërë 22 paraqitje për Southampton këtë sezon.
Një dëmtim ka bërë që ai ta humbas vendin në ekip nga adoleshenti Yan Valery.
Cedric Soares . (Photo by Lynne Cameron/Getty Images)
Mbrojtësi do të vijë si zëvendësim i Sime Vrsaljkos, i cili mund të kthehet në Atletico Madrid.
Kroati ka vuajtur shumë dëmtime prej se ka ardhur te Interi. /Telegrafi/

















