Nga Adil Behramaj
Shtyllë të shtetit e kanë bërë gënjeshtrën, sepse me gënjeshtra kanë ardhur në pushtet. I hëngri kjo shoqëri një herë – i ha prapë. Por, për dallim nga hera e parë që prodhuan shpresë me gënjeshtrat e tyre, tani po tentojnë të prodhojnë frikë, sepse e dinë që nuk mund të “shiten” më si shpresë.
Albulena Haxhiu gënjeu sot për ta shpëtuar veten dhe servilët e saj. Gënjeu për interesin e saj dhe jo interesin e shtetit, siç mund të pretendohet!
Paradoksi i kësaj Qeverie të Gënjeshtërt ka dalë jashtë kontrollit. Ka kohë që ndërkombëtarët tallen me gënjeshtrat e tyre, me raportet për sigurinë, me përpjekjet që çdo dështim në qeverisje ta mbulojnë me “çeben” e Serbisë.
Nga përdorimi i veriut për t’i mbuluar dështimet e gjithanshme në jug, tash ia kanë nisur të shpikin ndikim të Serbisë edhe nëpër burgjet e Kosovës për t’i mbuluar dështimet e institucioneve që i udhëheqin!
Kjo Qeveri është fyerje për qytetarin e Kosovës!