Çaushi: Shprehim keqardhje për anulimin e protëstës

E publikuar: 25/03/2016 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi ka shprehur keqardhje për zhgënjimin ndaj qytetarëve që ishin të gatshëm për protesten e nesërme.

Çaushi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se asgjë nuk mund të ndryshojë vendosshmërinë e “Lëvizjes Vetëvendosje”.

Postimi i plotë:

Asgjë nuk mund ndryshojë vendosmërinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të ndalur të keqen.

Ashtu siq kemi rezistuar për shtatë muaj me radhë, të përballur me dhunën e regjimit e me mbi pesë vite burg të mbajtura nga aktivistët tanë, do vazhdojmë deri në rënjen e këtij pushteti antikushtetues.

Shprehim keqardhjen e sinqertë për të gjithë qytetarët e gatshëm për protestën e nesërme, duke i siguruar ata që secili vendim, duke përfshirë atë për shtyerjen e protestës, do të bëhet gjithnjë në funksion të fuqizimit të kundërshtimit tonë.