“Çartet” Vuçiqi: Vendimi i Gjykatës për Haradinajn është skandaloz

E publikuar: 27/04/2017 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e thirri sot në mëngjes, pas vendimit të Gjykatës në Colmar për lirimin e Haradinajt, ka reaguar mjaft ashpër, duke thënë se ky vendim është i ndikuar politikisht, skandaloz dhe i turpshëm.
Vuçiq ka thënë se vendimi i Gjykatës së Colmarit është skandaloz, i ndikuar politikisht dhe i turpshëm, shkruan b92, transmeton Gazeta Express.

“Nuk e kemi ftuar për çokolata dhe ëmbëlsira, por e kemi kërkuar për krime të luftës”, ka thënë Vuçiq, derisa kritikoi ashpër vendimin e Gjykatës në Francë.

Gjykata në Colmar të Francës e ka refuzuar kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi, megjithëkëtë, pas një kohe mjaft të gjatë që Haradinaj qëndroi atje.