Kryesuesi i seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, Sabri Hamiti duket se nuk mund të përmbahej nga kërkesat e deputetëve që ta marrin fjalën.
Ai gjatë drejtimit të seancës, ku po diskutoheshin amendamentet e një projektligji, ka shpërthyer në një moment, kur një deputetes i është drejtuar me fjalët “mos klith”. “Kur të vjen radha ta jap fjalën. Mos klith”, ka thënë ai, raporton Gazeta Blic.