Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri është shprehur i pakënaqur me udhëheqjen e seancës së Kuvendit nga ana e kryetarit, Kadri Veseli. Pas fjalës që e mbajti deputeti i VV-së, Faton Topalli, i cili e kritikoi qeverinë në Kosovë për politikat e saja dhe për gjendjen e rëndë sociale, ku Kadri Veseli i lejoj minuta shtesë që ta përfundoj fjalën e tij, ka reaguar Beqiri, raporton Gazeta Blic.
“Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së kërkoj nga ju kryetar, që të mos lejoni fjalime propagandistike. Ne jemi në Kuvend edhe bëjmë politikë, mirëpo jo të lejohen propaganda të tilla”, ka thënë Beqiri.
“Ju kisha lut mos krijoni hapësirë edhe mos e shkelni rregulloren kryetar, nuk është në rregull sepse po krijoni pa barazi në mes grupeve parlamentare. Atëherë duhet me na e leju të gjithëve ka një orë te shohim kush po propagandon më shumë me metoda në Moskës”, ka thënë Beqiri.
Pas këtij fjalimi, Kadri Veseli e ka falënderuar për këtë sugjerim.