Carlos Alcaraz me shumë lehtësi ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Wimbledonit.
Tenisti spanjoll triumfoi 3:0 në sete ndaj numrit 6 në botë, Rune, transmeton Gazeta Express.
Numri një i botës triumfoi 7:6, 6:4, 6:4 për ta siguruar gjysmëfinalen e turneut më prestigjioz në tenis.
Në gjysmëfinale, ai do të përballet me tenistin rus, Daniil Medvedev. /Gazeta Express

















