Çarje misterioze e tokës, e thellë sa një objekt banesor me gjashtë kate (Foto)

E publikuar: 06/05/2018 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Colin Treiman nga Zelanda e Re, nuk mund t’i besonte syve kur pa çarjen e tokës, në fermën që ai menaxhon.

Me thellësi sa një banesë me gjashtë kate, kjo hapje misterioze mund të krahasohet me dy fusha futbolli, transmeton Telegrafi.

Gjeologët kanë thënë se kjo ka qenë e pritur dhe dheu ishte gërryer për një kohë të gjatë, ndërsa gjithçka u shty nga të reshurat e shiut që nuk ndaluan për gjashtë ditë.

Në anën tjetër, Treiman ka vendosur gardh në të dy anët e hapësirës, nga frika se mund të bie brenda gjedhet. /Telegrafi/