Aksi rrugor Elbasan-Librazh është një prej më problematikëve në vend, pas reshjeve të dy ditëve të fundit.
Nga prurjet e shumta të lumit Shkumbin, është shembur pjesa e argjinaturës me një distancë rreth 100 metra dhe rruga është kthyer njëkatëshe, transmeton lapsi.
Siç shihet kalimi në këtë segment është mjaft i rrezikshëm.
Policia po menaxhon trafikun me alternim, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të bëjnë kujdes në këtë segment.