Lajmet

Capussela: EULEX-i duhet të largohet menjëherë (Video)

13.06.2016 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Capussela: EULEX-i duhet të largohet menjëherë (Video)
EULEX po dëmton Kosovën dhe interesat e Bashkimit Evropian, thotë analisti Andrea Capussela.

Andrea Lorenzo Capussela ka folur së fundi për ‘Prishtina Insight’ në lidhje me librin e tij të fundit “Shtet-Ndërtimi në Kosovë: Demokracia, Korrupsioni dhe Bashkimi Evropian në Ballkan”.

Capussela, një ish-drejtor ekonomik në Zyrën Civile Ndërkombëtare, një mision që mbikëqyrte “pavarësinë e mbikëqyrur” të Kosovës, tha se misioni ndërkombëtar për sundim të ligjit, EULEX, duhet të dërgohet në shtëpi menjëherë.

“Ata e kanë dëmtuar Kosovën gjatë këtyre gjashtë apo shtatë vitet e fundit”, ka thënë Capussela  për Prishtina Insight.

“Misioni është duke e dëmtuar tani Kosovën dhe në mënyrë indirekte edhe interesat e Bashkimit Evropian, kështu që duhet të tërhiqet”, tha ai.

Capussela gjithashtu ngriti shqetësimet në lidhje me gjykatën e speciale në Kosovë të të iniciuar pas raportit  të Dick Marty-t të vitit 2011. Ai shpjegoi pse rregullisht dhe zëshëm kritikon vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Nëse është e vërtetë ashtu siç unë besoj që është, Gjykata Kushtetuese nuk është një organ gjyqësor, ajo është një organ politik, në fakt një instrument politik e cila përdoret nga elita politike në mënyrë që të bëjë gjëra që ata nuk mund të bëjnë ose nuk janë të gatshëm t’i bëjnë vetë…unë mendoj se është e nevojshme që të ekspozohet ajo si një instrument politik dhe e nevojshme për t’i treguar publikut se ky lloj i gjykatës nuk duhet të merret seriozisht”, tha Capussela, shkruan kallxo.com.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje