Canonical prezantoi një telefon të ri inteligjent me sistemin Ubuntu

E publikuar: 03/06/2015 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Canoncial prezantoi sot pajisjen e dytë me sistemin operativ Ubuntu. Telefoni i dytë inteligjent me sistemin Ubuntu, i quajtur Aquaris E5 HD Ubuntu Edition, do të hidhet në treg në mesin e muajit qershor, gati katër muaj pas hedhjes në treg të telefonit të parë inteligjent me këtë sistem operativ.

Disa nga veçoritë e këtij telefoni inteligjent janë:

Ekrani 5 inç IPS LCD me rezolucion HD (1280×720 pikselë) dhe xhamin mbrojtës Dragontrail
Procesori MediaTek me katër bërthama Cortex-A7 me shpejtësi 1.3GHz dhe kartat grafike Mali 400-MP2 GPU 500MHz
1GB RAM
16GB hapësirë të brendshme (plus kartën microSD me kapacitet deri në 32GB)
Kamerë të pasme 13MP me vetë-fokusim, blic të dyfishtë LED, regjistron video me rezolucion 1080 pikselë
Bluetooth 4.0
Wi-Fi 802.11 b/g/n
Bateri me kapacitet 2500mAh
Përmasat: 142 x 71 x 8.7mm; Peshon: 134 gramë
Telefoni kushton 200 euro./KROKODILI/