Ish-kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak, ka përsëritur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, asnjëherë nuk do të pranojë se ka pranuar Kosovën.
“Politika në masë të madhe është çështje perceptimesh, çfarë shohin njerëzit dhe jo çfarë ndodh në të vërtet. Për Vuçiqin është që të mos shihet kjo që është bërë, e jo të mos bëhet kjo dhe për këtë i duhet një arsyetim”, tha ai për RTK.
Sipas tij në këtë moment kreu i shtetit serb, paraqitet me Asociacionin e Komunave për të treguar që me këtë ka mbrojtur interesat e serbëve në Kosovë.
“Të gjithë e dimë që kjo është përrallë për fëmijë të vegjël, sepse interesat që qytetarëve të Kosovës mund të mbrojë vetëm qeveria e Kosovës”, tha ai.
Ish-kryetari i Lidhjes Social Demokratëve të Vojvodinës Nenad Çanak, ka folur edhe për qarqet e Rusisë, të cilat sipas tij nuk janë të interesuar që të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një tjetër gjë është se sa agjentura ruse në Serbi do të dakordohet me këtë e nuk do ta bëj, sepse për atë është shumë e rëndësishme që të mos ndodh normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse me jo stabilitet të përhershëm do të mund të ndërtonin rolin e tyre në të një lloj fuqie botërore”, theksoi ai.