Çanak: Kosova e Serbia po bisedojnë për ndarje

E publikuar: 17/10/2016 12:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Vojvodinës Nenad Çanak ka deklaruar se qytetarët e Serbisë duhet të dinë nëse në Bruksel, ndërmjet Beogradit e Prishtinës, po bisedohet për pasurinë dhe nëse po, si quhen bisedimet dhe a bëhet fjalë për bilancin e ndarjes, transmeton Koha.net.

“Pyetja ime është, a po bisedohet për pasuri? Nëse po, si quhet biseda për pasuri. Nëse quhet ndarje e bilancit, atëherë kjo do të thotë se po ndan diçka me dikë që është i barabartë, me fjalë të tjera: E ke njohur Kosovën. E këtë në Serbi nuk do ta dëgjoni për shkak të gënjeshtrave institucionale se Kosova është Serbi”, citon beta e Beogradit të ketë thënë Çanak në TV Face të Sarajevës.

Çanak ka përkujtuar debatin aktual në Serbi nëse duhet hequr dorë ose jo nga pasuria në Kosovë, miniera Trepça, liqeni Gazivodë e të ngjashme.

Në fund Çanak ka shtuar: Kosova është humbur me luftë.