Lideri i Lidhjes së Socialdemokratëve të Vojvodinës, Nenad Çanak, ka folur për kërkesën e Serbisë për krijimin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa ka thënë se nëse kjo është një patriotizëm atëherë pse është tradhti të kërkohet autonomi për Vojvodinën.
Përmes një postimi në Twitter, Çanak gjithashtu e ka parashtruar pyetjen se cila do të jetë përgjigja “patriotike serbe” ndaj kërkesës për “bashkësi të komunave hungareze” në veri të Baçkës.
“E kam një pyetje: Nëse është patriotizëm të kërkosh një komunitet të komunave serbe në Kosovë dhe autonomi për të, atëherë pse është tradhti të kërkosh autonomi për Vojvodinën? Apo, cila do të jetë përgjigja “patriotike serbe” ndaj kërkesës për “bashkësi të komunave hungareze” në veri të Baçkës?”, shkruan ai.
Ok, pitanje: Ako je patriotizam tražiti zajednicu srpskih opština na Kosovu i autonomiju za nju, zašto je onda izdajništvo tražiti autonomiju za Vojvodinu? Ili, koji će biti “srbski patriotski” odgovor na zahtev za neku “zajednicu mađarskih opština” na severu Bačke?