Cana zyrtarizon pushimin dhe tregon pse refuzoi ofertat (Foto)

E publikuar: 01/09/2016 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lorik Cana përmes një statusi të tij në Facebook ka zyrtarizuar pushimin dhe lamtumirën nga Kombëtarja shqiptare.

Ai ka treguar se ka refuzuar të gjitha ofertat që i kanë ardhur në këtë verë.

Përshëndetje të gjithëve

E bëra të ditur largimin ti pas EURO 2016 nga Kombëtarja shqiptare.

Mendova që është koha e duhur, pas një arritje të jashtëzakonshme në sportin shqiptar.

Ndjehem i nderuar që kam mundur ta prezantoj popullin tim gjatë gjithë karrierës time.

Tashmë kam mbushur 33 vjet dhe pas 15 vite në këtë nivel më duhet pak pushim që të riaftësohem nga lëndimet.

Kam vendosur që të refuzojë të gjitha ofertat që kanë ardhur në drejtimin tim që kur të kthehem të jem në formën e duhur dhe shpresoj të jem i gatshëm për projektet tjera.

Faleminderit për përkrahjen dhe ju dëshiroj çdo të mirë. Shihemi. L.C., Rome, 1 september 2016”, ka shkruar Lorik Cana. /Telegrafi/