Lorik Cana përfundimisht pritet të largohet nga Lazio në fund të këtij edicioni.
Lazio thuhet se ka vendosur lirimin e kapitenit shqiptar në fund të edicionit. Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana kërkohet nga shumë skuadra të ndryshme të Evropës. Kapiteni i kombëtares shqiptare, së fundi ka marrë ofertë edhe nga klube të Rusisë.
Sipas newscalciomercato.eu, Cana ka oferta nga tri shtete.
“Shumë klube e duan shqiptarin. Nga Bundesliga kanë ardhur më konkrete, gjithashtu ka edhe nga Turqia, ku ai ka luajtur për Galatasarayn dhe së fundi ka arritur diçka edhe nga Rusia”, shkruan newscalciomercato.eu.